E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Berisha zhyti vendin në krizë


Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Ilir Beqja pohoi se kryeministri Berisha ka zhytur vendin në krizë. Sipas deputetit, në një vit u rrënua gjithë mjedisi ekonomik dhe kjo vetëm për faj të kreut të qeverisë që shpërdoroi financat publike . "Berisha po zhyt vendin në krizë. Ai thotë se ka rritje ekonomike kur të gjithë shqiptarët vujanë krizën. Ai thotë se është rritur kredia për ekonominë, por nuk thotë se kreditë e këqija kanë arritur rekordin 12%", tha Beqja.
Deputeti theksoi se shtrenjtimi i naftës dhe rritja e akzicës nuk mund të cilësohen rritje ekonomike.
"Berisha i keqpërdori financat publike dhe kjo solli rënie të ekonomisë. Nëse shqiptarët janë më të varfër për këtë duhet të falenderojmë Berishën", saktësoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›