E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk kallëzuan drogën, detyrim paraqitje për kryeplakun e Peshtashit e specialistin

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën detyrim paraqitje për kryeplakun e fshatit Peshtash në Tepelenë dhe specialistit të pyjeve Novruz Hysi të akuzuar për moskallëzim të kultivimit të lëndëve narkotike. Tre ditë më parë pas aksionit të kryer nga policia e Tepelenës në fshatin Peshtash ka rezultuar se ishin hapur rishtas dy parecela të cilat ishin mbjellë në rrënjë kanabis sativa. Nga policia u bë i mundur sekuestrimi dhe shkatërrimi i 152 rrenje kanabis. Këto parcela i përkisnin shtatasit Edmond Malo i cili tashmë është shpallur në kërkim nga drejtoria e policisë së qarkut Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›