E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu, akuza Ramës për bashkinë

Qëndrimi

Ndonëse zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, Partia Demokratike nuk ka humbur kohë të nisë sulmin e saj ndaj punëve të pabëra nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kështu, ministrja e Integrimit, njëkohësisht deputete e PD-së për Laprakën, Majlinda Bregu, pas një vizite në Zonën 9 në Tiranë, deklaroi se bashkia ka lënë pas dore investimet për fëmijët dhe nxënësit e kësaj shkolle. “Nga Unaza, rruga ‘Don Bosko’ dhe Bregu i Lumit, zonë e cila mbulon rreth 25 mijë banorë, nuk ka asnjë shkollë të mesme. Ka vetëm një shkollë 9-vjeçare dhe vetëm një kopsht”, deklaroi Bregu. Sipas saj, banorët e kësaj zone janë të detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollat që janë përtej Unazës. Deputetja e PD-së akuzoi Edi Ramën se i ka përqendruar investimet e bashkisë vetëm brenda rrezes së selisë së tij dhe nuk interesohet për nevojat e qytetarëve në periferi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›