E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh Asamblene ne Vore

Oli Xhilaga

Asambleja Socialiste mban sot mbledhjen e saj te radhes ne qytetin e Vores. Jo rastesisht ky takim zhvillohet pikerisht ne kete qytet, ku vetem pak kohe me pare banoret e tij u tronditen nga tragjedia e 15 marsit. Ne kete menyre, ne shenje sensibilizimi me banoret e prekur nga tragjedia e Gerdecit, ky forum do te kete ne axhenden e punimeve te saj kete ngjarje. Madje, nje tragjedi e tille pritet te zere nje vend te vecante ne fjalen e kryetarit te PS-se, Edi Rama. Nderkohe qe anetaret e Asamblese Socialiste do te percaktojne hapat e metejshme qe do te hidhen lidhur me zbardhjen e kesaj tragjedie. Nga ana tjeter e mirepercaktuar ne rendin e dites se mbledhjes se Asamblese do te jene kater pika, vec fjales se kreut socialist, Edi Rama, qe pritet te mbahet ne fillimit te ketij takimi, do te diskutohet dhe ne lidhje me ecurine e zgjedhjeve ne parti. Sekretari per ceshtjet organizative ne PS, Blendi Klosi, do te raportoje lidhur me kete proces, por nderkohe qe ne kete raport jane vene ne dukje disa mangesi per sa i perket arritjes se parametrave te kerkuara nga statuti per perfaqesimin e grave ne organizatat socialiste ne masen 30 per qind, shtimin e radheve me anetare te moshes se re. Gjithashtu, nje tjeter ceshtje e programuar ne rend te dites, eshte edhe ajo e informimit per ecurine e turit "Dialog me Shqiperine". Sekretari per Ceshtjet Ligjore, njekohesisht dhe i Koordinimit, Fatmir Xhafaj, do te jape nje raport te detajuar, qe me nisjen e tij e deri ne takimet me te fundit, te zhvilluar nga kreu Rama dhe eksponente te larte te kesaj partie. Nderkohe, dialogu i ndermarre nga kryetari Rama, i cili deri me tani ka realizuar pjesen me te madhe te takimeve, duhej te mbyllej ne fund te majit maj, por sikurse dihet ai pesoi nje shkeputje te shkurter, si pasoje e tragjedise se 15 marsit. Megjithate, raportimi gjate mbledhjes se sotme do te perfshije te gjitha takimet, si dhe do te jape nje vleresim te pergjithshem, mbi ecurine e ketij turi. Por nje tjeter moment, per te cilen do te diskutohet ne kete takim, eshte dhe reforma zgjedhore, ku sekretari per Ceshtje Elektoral i PS-se, Kastriot Islami, do te bej nje permbledhje te te gjithe konsultimeve, diskutimeve dhe debateve qe jane zhvilluar gjate muajve ne vazhdim, mbi kete ceshtje. E sidomos ndalur ne zhvillimet me te fundit, pasi, sikurse dihet tashme, paketa e ndryshimeve kushtetuese te propozuara nga PS per sistemin zgjedhor, pritet te kaloje ne Kuvend per miratim. Moment, i cili ka rindezur serish debatin mes formacioneve te kampit opozitar, duke sjelle me vete dhe akuza e paralajmerime per Partine Socialiste, edhe pse kjo e fundit tashme eshte ne pritje te miratimit te propozimeve te saj.

Axhenda

Fjala e hapjes se takimit nga kryetari i PS-se, Edi Rama

Raportim per zgjedhjet ne parti nga sekretari Organizativ, Blendi Klosi

Informim lidhur me ecurine e turit "Dialog me Shqiperine" nga sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe i Koordinimit, Fatmir Xhafa

Raportim mbi diskutimet, debatet dhe konsultimet per reformen zgjedhore nga sekretari per Ceshtjet Elektorale, Kastriot Islami


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›