Beqja: Ligji i minatorëve, tallje për këtë shtresë
Reagimi erdhi pas miratimit nga ana e komisionit të Ligjeve uljen e moshës së daljes në pension për minatorët nga 65 në 60 vjeç.
“Ky ndryshim ligjor, në fakt, është tallje me mundin, sakrificat dhe rrezikqet me të cilat përballen punonjësit e nëntokës. Është tallje, sepse nuk ofron asgjë për mbi 5 mijë ish-minatorë që aktualisht nuk e mbyllin dot fundin e muajit me trajtimin e vecantë jo më shumë se 8 mijë lek në muaj që u jep qeveria Berisha - Meta. Është tallje, sepse edhe kur të dalin në pension në moshën 60 vjeçare, minatorët do të gëzojnë pensionin për shumë më pak vite se shqiptarët e tjerë”, theksoi deputeti socialist.
Për sa i përket këtij ligji, Beqja ka sulmuar edhe Metën, sipas të cili kreu i LSI-së pat premtuar se do të miratonte statusin e minatorit.