E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton-Metës: Keni mbështetjen e SHBA-së

 Pas vlerësimit të nivelit të shkëlqyer të marrëdhenieve mes Shqipërisë dhe SHBA, Ambasadori Withers i dorëzoi z.Meta mesazhin e urimit të Sekretares së Shtetit znj.Hilary Klinton, përmes të cilit ajo shpreh mbështetjen e vazhdueshme që SHBA do t’i japë Shqipërisë gjatë proçesit të integrimit Euro-Atlantik si dhe thekson angazhimin për thellimin e partneritetit të ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë.

 “Ky ka qenë një vit i rëndësishëm për partneritetin tonë.  Ishte ndër për Shtetet e Bashkuara që bashkë me aleatët e saj të NATO-s mirëpriti Shqipërinë në Aleancë gjatë këtij viti, një reflektim ky ndaj kontributeve pozitive të Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global. Ne ju premtojmë mbështetjen tonë të vazhdueshmne për integrimin Euro–Atlantik të Shqipërisë”, shkruan Klinton.

Ajo i uron Metës suksese në detyrën e re dhe pret “me kënaqësi të punoj së bashku me Ju, në mbështetje të objektivave  të përbashkëta të të dy vendeve tona për një Evropë Juglindore stabël dhe paqësore, dhe për të çuar më tej sigurinë dhe vlerat demokratike në Shqipëri dhe në mbarë botën”.

 Z. Meta e falenderoi Ambasadorin Withers për mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për intensifikimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Ambasadori Withers vlerësoi gjithashtu edhe rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë në rajon, tashmë edhe si vend anëtar i NATOs, si dhe politikën e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›