Malaj: PS të fillojë lojën opozitare në Kuvend
"PS duhet të fillojë të bëjë lojë opozitare në parlament dhe të propozojë një rezolutë për liberalizimin e vizave dhe çeljen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE", tha Malaj për mediat.
Sipas tij, "këto dokumente duhet t’i iniciojë PS, ta votojë i gjithë Kuvendi i Shqipërisë dhe më pas t'u dërgohet menjëherë të gjitha institucioneve të Brukselit, të Presidencës suedeze, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian”.
“Kjo i heq mundësinë edhe qeverisë, që nëse dështon për të plotësuar kushtet teknike, të mos fshehë dështimin e saj për kriteret teknike, me debatet politike mes saj dhe opozitës. Pas këtij momenti PS në Kuvend mund të përsërisë kërkesat e saj, duke vërtetuar se kërkon një zgjidhje për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri”, sqaroi ai më tej.
Duke folur për protestat që PS pritet të nisë të shtunën, deputeti Malaj, tha se "ne e kemi theksuar qartë se nuk jemi kundër protestave, por kundër bojkotit, nuk jemi kundër kryetarit të radhës, por kemi një qëndrim alternativ për modernizimin e PS-së, si dhe pro PS-së si një forcë moderne europiane”.