E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Makroekonomia e vendit, në rrezik

Nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, reagoi sot lidhur me vendimin nga ana e qeverisë për mosripërtëritjen e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në një deklaratë për shtyp Beqja tha se “jemi të alarmuar nga rreziku që i kanoset qëndrueshmërisë makroekonomike të vendit në vitin e ardhshëm”. Nënsekretari në PS tha se vendimi i Berishës kishte thjesht qëllime elektorale, pasi se përvoja e vendeve të tjera tregon që ekzistojnë hapësira të mjaftueshme për të vijuar bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qoftë me një marrëveshje të rregullt, qoftë me një marrëveshje “stand-by”.

“Ne jemi të alarmuar, pasi si buxheti faktik i vitit 2007, ashtu edhe raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë buxhet konfirmojnë papërgjegjshmërinë e frikshme të qeverisë shqiptare në menaxhimin e financave publike”, u shpreh Beqja, duke përmendur edhe rreziqet me të cilat po përballet vendi, të bëra të ditura edhe nga vetë FMN në një raport të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›