Rusia modernizon armët bërthamore
Zhvillimi vjen disa javë pasi e paralajmëroi Uashingtonin se dislokimi i radarëve amerikanë në Poloni mund të nxiste një garë të re armatimesh.
Presidenti Medvedev u tha komandatëve ushtarakë se sistemi i ri do të ishte gati deri në vitin 2020.
Ky sistem do t'i mundësonte Rusisë që të kundërpërgjigjej ndaj kërcënimeve të mundshme.
Presidenti i Rusisë tha se planet përfshinin ndërtimin e një lloji të ri luftanijesh dhe nëndetësesh të armatosura me raketa Kruiz, si edhe një plan hapësinor mbrojtjeje.
E pyetur lidhur me këtë zhvillim, sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rais, tha se ai nuk do të ndikonte mbi ekuilibrin e fuqisë, përsa u takon armëve bërthamore.
Ajo tha se armët bërthamore amerikane ishin të afta dhe të plota.
BBC