"Shtator 2008", sekuestrohen 5 makina në Fier
Vazhdon edhe në Fier operacioni i policisë “Shtator 2008”. Burimet zyrtare të uniformave blu bëjnë të ditur se këto ditë janë verifikuar 75 automjete, prej të cilave kanë rezultuar të vjedhura pesë. Si rrjedhojë, po hetohen në gjendje të lirë drejtuesit e automjeteve.
Policia bëri të ditur se të pesta automjetet e sekuestruara, të cilat rezultonin të vjedhura e kishin prejardhjen e tyre nga Italia, ndërsa rezulton që tre ishin me targa të Fierit, një me targa të Tiranës dhe e pesta me targa të Beratit.
Ashtu si dhe në qytetet e tjera ku është zhvilluar operacioni, mbizotërojnë makinat të tipit “Benz” dhe BMV.