E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqetësim për cilësinë e Kodit Zgjedhor

Pasi përshëndeti ratifikimin e protokollit të NATO-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kreu i PS-së, Edi Rama, u shpreh se tashmë forcat politike kanë më shumë përgjegjësi për të vazhduar me reformat, për ndarjen nga politika e vjetër dhe zhgënjyese që na kanë lënë kaq mbrapa.

“Synimi ynë është një kod zgjedhor, i cili duhet të shprehë konsensus me opozitën dhe të ketë bazë një proces të ndryshëm  nga ata të mëparshmit, - tha Rama, dhe që do të ndodhë kur forcat qeveritare të kenë vullnetin për t’i dhënë jetë këtij kodi të ri zgjedhor”.

“Në fakt, - vazhdoi Rama, -jam i shqetësuar për rezultatin dhe cilësinë e produktit që do t’i jepet për miratim kuvendit, pasi të kalojë në të gjitha hallkat institucionle të këtij procesi. Ne po punojmë intensivisht përmes ekspertëve tanë për të bërë të mundur që kjo cilësi të jetë e mirë dhe shpresojmë se nga forcat qeveritare nuk do të ketë arsye dhe vullnete që t’i kundërvihen cilësisë së këtij produkti”.

Kreu socialist u shpreh se socialistët ishin të gatshëm dhe të qartë se si duhet të ishte kodi i ri zgjedhor i Republikës së Shqipërsië dhe se shpresonin se edhe pala qeverësisë do të tregonte të njëjtën përgjegjshëmri dhe qartësi.

“Jemi këtu për të bërë detyrën ndaj vendit, jemi për një opozitë të re, të vetëdijshme për detyrimet tona. Por, tha Rama, - kemi përballë një aleancë të kalbur qeverisëse që tjetër thotë dhe tjetër bën. Jemi të vendosur që t’i japim procesit të reformave frymën e duhur, si dhe të ndikojmë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e punëve të vendit, mbi interesat tona personale, dhe jo mbi hundën e një politike dritëshkurtër, u shpreh kreu socialist duke shtuar se qëlllimi kryesor ishte ndarja e Shqipërisë nga e shkuara,e parealizuar deri më tani nga asnjë forcë politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›