Pranga 34-vjeçarit, dha ndihmë për kalimin e kufirit
Gjirokastër – Ndihmoi tre shtetase për të kaluar kufirin shqiptaro-grek, por është vënë në pranga nga policia. Pëllumb Balashi, 34 vjeç u arrestua nën akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit”. Dhe, në fakt, 2100 euro, ishte shumë përfituese e 34-vjeçarit për ndihmën që u dha tre shtetaseve nga Elbasani, dy prej të cilave ishin motra.
Burimet zyrtare të policisë së Gjirokastrës u shprehën se babai i dy vajzave nga Elbasani kishte denoncuar largimin e të bijave nga shtëpia, ndërsa bëhet e ditur se Balashi ishte shok i denoncuesit.
Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pas ndalimit nga policia greke dhe pas deportimit të tyre në stacionin e policisë së Kakavijës.