E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici i FNSH-së vret një shtetas në kazino

Tiranë - Mbrëmë, rreth orës 21:00, në ambientet e një lokali është qëlluar me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme 45 - vjeçari Muharrem Lita, me banim në Tiranë. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, u formua grupi i posaçëm hetimor.

Brenda pak minutave u mundësua identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, i cili është shtetasi Kastriot Kol Stojani, 35 vjeç, lindur në Laç e banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.

Dyshohet se autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar me njëri - tjetrin, në ambientet e brendshme të një kazinoje, në afërsi të stacionit të trenit në kryeqytet. Më pas, grindja përmes tyre ka denigruar, ku autori i dyshuar ka qëlluar tri herë me armë zjarri viktimën, goditje të cilat kanë shkaktuar dhe vdjekjen e menjëhershme të 45 - vjeçarit.

Policia bëri të ditur se janë shoqëruar edhe 10 shtetas, dëshmitarë okularë të cilët u morën në pyetje për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›