Ekstradohet nga Anglia i kërkuari për vrasje

Një 42-vjeçar është ekstraduar nga Anglia drejt vendit tonë pasi ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana bën me dije se u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fadil Hoxha, vjeç 42, lindur në Zall-Dardhë në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin Fadil Hoxha, me 25 vjet burg për veprat penale të "Vrasjes me dashje", kundër dy personave, njëra prej të cilave e mbetur në tentativë,"Armëmbajtje pa leje", dhe për "Përdorimin e armëve".
I ekstraduari Fadil HOXHA më datë 08.10.1992, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Hysen Luca, për këtë vepër penale është arrestuar më datë 09.10.1992. Gjatë trazirave të vitit 1997, ky shtetas është larguar nga burgu.
Ndërkohë në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.