E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Prokuroria i ka dhënë vetë materialet mediave

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj deklaratave të prokurorisë se burimi i botimit të materialeve të ngjarjeve të 21 janarit është pikërisht policia.
Në një deklaratë për shtyp policia e shtetit shprehet e habitur në lidhje me këto deklarata duke theksuar e fton Prokurorinë të ndërmarrë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm rreth këtyre çështjeve dhe i ofron asaj bashkëpunimin e plotë.
 

Gjithashtu Policia e Shtetit thekson se në hetimin mbi 4 viktimat akti i parë i Prokurores së Përgjithshme ka qenë përjashtimi i Policisë së Shtetit nga hetimi ndërkohë që pikërisht në lidhje me këtë pjesë të hetimit janë botuar rreth 100 shkrime në media të përzgjedhura.
 

Policia e Shtetit thekson se disponon fakte se vetë gazetarë të këtyre mediave i kanë pohuar prokurorisë se burimi është vetë ajo.
 

“Policia e Shtetit thekson se në qindra praktika të saj si me institucionet e shtetit shqiptar ashtu dhe me organizatat ndërkombëtare apo partnerët tanë nuk ka patur as edhe një rrjedhje të vetme. Duke shprehur vendosmërinë për një bashkëpunim të plotë ligjor me Prokurorinë, Policia e Shtetit dënon edhe njëherë rrjedhjen e përditshme të dokumentave të hetimit në shtypin e përditshëm” përfundon deklarata e policisë së shtetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›