IML: Prokurorët kanë dekonspiruar hetimet

Instituti i Mjekësisë ligjore ka reaguar për deklaratat e prokurorisë se informacionet në media për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit kanë dalë nga ky institucion. Në një deklaratë për shtyp Instituti i Mjekësisë Ligjore ka akuzuar prokurorinë se ka dekonspiruar hetimet.
"Akuzat e bëra në drejtim të Institutit të Mjeksisë Ligjore, synojnë maskimin e dekonspirimit e qëllimshëm të veprimeve hetimore nga prokurorët me synimin e shkatërrimit të procesit hetimor mbi ngjarjet e 21 Janarit” thuhet në deklaratë.
Sipas institutit asnjë nga dokumentet apo provat e dosjes së 21 janarit të paraqitura në media nuk ka lidhje me aktet e hetimit mjeko-ligjor të kryer nga ekspertët e Institutit, veçmas apo në bashkëpunim me prokurorët dhe në asnjë rast ne media nuk është pasqyruar asnjë akt i hetimeve mjeko-ligjore të këtij institucioni.
Instituti i Mjekesise Ligjore gjithashtu i ka bërë thirrje prokurorisë se përpara se të angazhohet në sulme të pa baza politike ndaj institucioneve të tjera, të shfrytëzojë të gjithë kompetencat ligjore dhe të ndërrmarrë një hetim të plote mbi botimin në mediat e opozitës të akteve sekrete të hetimit.