E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Në dy ditë, 78 arrestime dhe u kapën 11 kg drogë

Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor kanë ndërmarrë dhe vënë në zbatim një sërë masash me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë në komunitet.
Në sajë të këtyre masave gjatë 2 ditëve të fundit nga strukturat e Policisë së Shtetit wshtë bërë e mundur kapja në flagrancë e 78 personave të akuzuar për krime të ndryshme, ndër të cilët 29 janë arrestuar e ndaluar për vepra të tilla penale si: vrasje, vjedhje me dhunë, prodhim e shitje narkotikësh, vjedhje, armëmbajtje pa leje, ndërsa 49 autorë të veprave penale ndiqen në gjendje të lirë.
Burime nga policia e shtetit bwjnw me dije se janw arrestuar 18 persona të shpallur në kërkim, ndër të cilët një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, janë bllokuar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme, si dhe sasi të konsiderueshme fishekësh dhe lënde plasëse, të cilat mbaheshin pa leje si dhe janë sekuestruar gjithashtu rreth 6 kg e 400 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, si dhe rreth 5 kg e 420 gram cannabis sattiva.
Gjithashtu policia e shtetit bwn me dije se në këtë kuadër, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve, nga Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore janë vendosur 4.192 masa administrative gjobë për shkeljet e konstatuara,në 63 raste drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit për përdorim të pijeve alkoolike, ecje me shpejtësi tej normave të lejuara apo shkelje të tjera në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor si dhe janë bllokuar gjithashtu 52 automjete dhe konfiskuar 2 për mangësi apo shkelje të ndryshme në dokumentacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›