Beqja: Qeveria e papërgjegjshme, asnjë masë kundër virusit AH1N1
Partia Socialiste akuzon qeverinë shqiptare për papërgjegjshmëri në përballimin e situatës së përhapjes së gripit të derrit. Deputeti i kësaj partie, Ilir Beqja, deklaroi se edhe vetë Ministria e Shëndetësisë e ka pranuar se është e papërgatitur
për të përballuar situatën kritike nga përhapja e virusit AH1N1, apo e gripit të derrit. "Dje, opinioni publik mësoi se ende qeveria shqiptare nuk ka një plan të saktë e të qartë për vaksinimin grupeve më të rrezikuara të popullsisë. Dje, opinioni publik mësoi se qeveria shqiptare nuk ka bërë ende asnjë porosi për vaksinat, në një kohë që vetëm njëri prej prodhuesve të vaksinës deklaron se ka lidhur kontratë me qeveri të tetë vendeve të ndryshme", deklaroi Beqja. Sipas tij, me këtë pohim të ministres Godo u mësua se qeveria shqiptare nuk ka as me Organizatën Botërore të Shëndetësisë asnjë marrëveshje konkrete për ndonjë sasi vaksinash, përkundrazi ajo është në pritje të dhuratave që mund të bëjë kjo organizatë. Ndërkaq, ai kërkoi që qeveria të bëjë me dije se qendrat shëndetësore dhe spitalet kanë pajisje personale mbrojtëse, përfshirë kapuçët, maskat, dorezat, syzet etj., për të gjithë dhe për sa kohë, nëse ka ujë dhe sapun, gjëra të thjeshta në dukje, por shumë efikase, kundrejt këtij gripi të ri. Beqja shtroi pyetjen nëse është i mbrojtur personeli shëndetësor, i cili është i detyruar të përballet i pari me pacientët e infektuar dhe infektues njëkohësisht. Por në konstatimin e selisë rozë duket se qeveria nuk ka kohë për t‘u marrë me këto çështje, sepse Sali Berisha e ka mendjen tek rekordet vetjake të notit, apo si do të ndajë portofolat e koalicionit të ri. Beqja vuri në dukje se qeveria nuk ka as para për të përballuar situatën që pritet të vështirësohet, pasi fondet e kontigjencës po i përdor për të paguar shiritat elektoralë.