Pushime në plazhe e pishina për jetimët e qendrave sociale
Me çanta plazhi në duar dhe të shoqëruar me edukatorët e tyre, fëmijët e shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli" nisen disa ditë në javë drejt pishinave, në perëndim të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Ashtu si fëmijët e shtëpisë "Zyber Hallulli", në Tiranë pushime verore janë organizuar edhe për qindra fëmijë të tjerë të sistemuar në qendrat publike në Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Sarandë, bëjnë të ditur autoritete të Ministrisë së Punës.
Fëmijët te "Zyber Hallulli" tashmë e dinë programin dhe pasi konsumojnë shpejt e shpejt mëngjesin në institucion, nxitojnë të bëhen gati dhe të mblidhen në oborr, për t‘u nisur sa më parë drejt pishinave. Këto ditë të nxehta vera, disa nga shokët e tyre kanë shkuar për t‘i kaluar pushimet pranë familjeve apo të afërmve të tyre dhe ata që ndodhen në institucion, të gjithë fëmijë të grupmoshës 6-14 vjeç, përditë i gëzohen freskisë, lojërave dhe argëtimeve në ambientet e kompleksit "Akuadromi" në Tiranë.
"Fëmijët do të drekojnë në ambientet e ‘Akuadromit‘ dhe do të qëndrojnë këtu deri pasdite", sqaron njëra prej edukatoreve të shtëpisë "Zyber Hallulli". Ajo sqaron më tej se kjo verë për fëmijët nisi me disa ditë pushimi të organizuara në qershor në liqenin e Pogradecit, ndërsa gjatë muajit korrik dhe gusht fëmijët frekuentojnë ambientet e pishinave. Pas 10 ditësh fëmijët do të pushojnë për rreth një muaj në bregdetin e Velipojës dhe Shëngjin.
Gjithsej, në qendrat publike për fëmijë në të gjithë vendin trajtohen 350 fëmijë të moshës nga 0-14 vjeç. Stafet e qendrave të fëmijëve bëjnë përpjekje që gjatë pushimeve fëmijët të përjetojnë eksperienca të ngjashme me bashkëmoshatarët e tyre, duke shijuar kënaqësinë e plazheve apo pishinave, me qëllim që t‘ua bëjnë më të lehtë edhe mungesën e familjes.