Gripi i derrit, dyshime për një 4-vjeçar të infektuar
Gripi i derrit në vendin tonë dyshohet se ka prekur edhe një fëmijë. Bëhet fjalë për një vogëlush 4-vjeçar nga kryeqyteti. Ndonëse aktualisht ka vetëm dyshime që lidhen me simptomat e shfaqura nga fëmija, autoritetet shëndetësore, pasi kanë kryer analizat e para pranë ISHP-së, kanë vendosur që kampionin e marrë prej tij ta dërgojnë për një ekzaminim më të detajuar në laboratorin e Bukureshtit.
Tipi i virusit të zbuluar në të miturin 4-vjeçar, sipas përfaqësuesve të ISHP-së, rezulton të jetë A. Por është nëntipi ai që mund të tregojë qartë nëse ky fëmijë është prekur nga virusi AH1N1 ose gripi i derrit. Dhe nëntipi virusal mund të verifikohet vetëm në Laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Rumani. Deri tani, në vendin tonë, nuk është raportuar asnjë fëmijë i prekur nga virusi pandemik që ka përhapur panik në të gjithë botën. Por ndërsa nga autoritetet shëndetësore u theksua se ky grip ka kursyer fëmijët, bëhet publik rasti i parë i dyshuar.
Dy ditë më parë, përfaqësuesit e ISHP-së, u shprehën se dërguan për analiza të mëtejshme dy raste të reja të dyshuara për gripin e derrit. Bëhet fjalë për dy meshkuj të moshave 20 dhe 28 vjeç. Të dy banues në kryeqytet. Ndërsa dje mësohet se janë nisur edhe tre kampionë, duke e çuar në pesë numrin e personave për të cilët janë ngritur dyshime se mund të jenë prekur nga virusi i rrezikshëm AH1N1.
Përgjigjja e analizave për këta pesë persona të dyshuar pritet që të mbërrijë pranë ISHP-së brenda një jave. Megjithëse mundësitë për vonesa janë të mëdha si pasojë e fluksit të madh të kampionëve që dërgohen për analiza më të detajuara në laboratorin rumun.
Sipas mjekëve infeksionistë, vonesa të tilla shkaktojnë jo pak probleme për ta, pasi ngelen përballë dilemës nëse duhet që t‘i trajtojnë këta pacientë me protokollin e përcaktuar për gripin e derrit apo jo. Nga ana tjetër, situata vështirësohet duke pasur parasysh faktin se përdorimi i tamiflusë, pjesë e mjekimit kundër virusit AH1N1, duhet të kryhet brenda 48 orëve që nga momenti kur pacienti ka shfaqur simptomat e para të sëmundjes.
Vendi ynë, që nga shfaqja e rastit të parë prej disa javësh, shënon 12 persona të prekur me virusin A/H1N1. Përgjigjet e dy ditëve më parë të ardhura nga laboratori rumun konfirmuan edhe katër raste të reja të prekurish. Të gjithë këta persona tashmë e kanë lënë spitalin, pasi gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore. Për 12 rastet e konfirmuara, 4 prej tyre i përkasin grupmoshave 15-24 vjeç, 7 të tjerë janë të grupmoshës 25-44 vjeç dhe vetëm një rast i grupmoshës, 45-59 vjeç. Tashmë pritet edhe përgjigjja për fëmijën 4-vjeçar që do të ulte pragun e moshës së të infektuarve nga virusi pandemik.
Një studim i kryer në Britaninë e Madhe, vend mjaft i goditur nga sëmundja e gripit të derrit, bën të ditur se përdorimi i tamiflusë te fëmijët mund të paraqesë rrezik. Sipas profesorëve të Universitetit të Oksfordit, që janë edhe autorët e këtij studimi, rezulton se tamiflu mund të mbajë larg vetëm për një ditë prekjen e fëmijëve nga virusi AH1N1, ndërkohë që nuk shmang problemet e tyre lidhur me astmën apo infeksionet e veshit.