Beqja: Qeveria ka futur në krizë sipërmarrësit
Deputeti Ilir Beqja, shprehu shqetësimin për borxhin që qeveria u ka ndërmarrjeve që punojnë në këto kantiere.
“Pas krimit elektoral të 28 qershor këto janë të tjera krime që Sali Berisha u bën shqiptarëve. Krime në kurriz të sipërmarrjeve shqiptare të cilave qeveria e Sali Berishës u ka 70 milionë EURO situacione të papaguara”, theksoi Beqja. Beqja tha se kjo situatë ka sjellë vështirësi financiare për punëtorët.
Ai shtoi se vetëm një qeveri e pakicës mund të jetë kundër sipërmarrësve dhe punëtorëve. “Berisha ka vetëm një mundësi në këtë krizë borxhesh dhe faturash të papaguara, kur deficiti thellohet cdo ditë e më shumë. Shansi i tij është të bëjë transparencën zgjedhore, pasi kjo qeveri është ilegjitime. Shqiptarët e provuan paaftësinë dhe korrupsionin e Sali Berishës në katër vjet ndaj nuk ia dhanë votën në 28 qershor. Berisha të hapë rrugë hetimit të procesit zgjedhor ose të largohet”, tha më tej ai.