PD publikon të tjera fakte të divorcit të Ramës
“Kam histori që nuk i di kush. Ndaj meje është abuzuar dhe prej këtyre më janë shkaktuar dhimbje, dhe kam përfunduar në spitale….e kuptova atëherë se nuk kisha ç’të thosha me atë njëri dhe i dhashë divorcin” , tha zëdhënësja, Erla Mëhilli, duke cituar sipas saj dokumente të publikuara në media.
“Kjo dosje e zezë, që përmban sagmën që Edvin Rama i ka bërë familjes së tij, është dosja më e turpshme e një individi e një qytetari dhe modeli më i shumtuar i një politikani përballë një publiku të civilizuar”, tha më tej ajo.
Sipas saj, “provat që Edvin Rama i ka mohuar kafshatën e gojës djalit të tij si dhe dëshmitë rrënqethëse t ëish-gruas së tij për dhunën sistematike dhe ç’njerëzore të ushtruar mbi të nga Kryetari i Partisë Socialiste janë një apel i madh për çdo qytetar të këtij vendi. Një individ që përdor dhunën, mohimin dhe poshtërimin mbi familjen e vet, nuk e ka për gjë që të shkelë mbi çdo vlerë tjetër njerëzore”.
Partia Demokratike vlerëson se këto fakte të rënda –sipas saj- dëshmojnë qartësisht se qëndrimet e çekuilibruara dhe të neveritshme të z.Rama, të dënueshme në çdo vend të lirë të botës, përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz jo vetëm për Partinë Socialiste por edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.