Beqja: Qeveria përgjegjëse për rritjen e energjisë
“Të tre operatorët që mundësojnë furnizimin me energji elektrike për shqiptarët, janë vënë në garë kush do të rrisë më shumë çmimin e energjisë. Rritja e kërkuar nga të tre së bashku është më e madhe se 50 % e çmimit aktual”, theksoi deputeit i zgjedhur, Ilir Beqja.
Sipas tij, përveç shtrenjtimit të çmimit të energjisë, familjarët do të paguajnë një shtesë fikse 1 mijë lekë në muaj, ndërsa bizneset do të paguajnë një shtesë 20 mijë lekë në muaj.
“Qeveria shqiptare është bashkëpërgjegjëse direkt në rritjen e çmimit të energjisë sepse është pronare e kompanisë së prodhimit - KESH dhe e kompanisë së transmetimit – OST. Shtrenjtimi i çmimit të energjisë për familjarët do të rëndojë buxhetet e tyre mujore. Për 2/3 e familjeve në ndihmë ekonomike, invalidët dhe pensionistët buxheti i shtetit 2010 nuk afron asnjë qindarkë për përballimin e rritjes së çmimit të energjisë”, tha më tej ai.
Beqja pohoi se me shtrejtimin e çmimit të energjisë do të rritet kostoja e prodhimit për bizneset.