E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Berisha dhe ministrat shpifje ndaj PS-së

Ai u shpreh se kjo është një tjetër krizë me të cilën përballet sot vendi ynë. Sipas Klosit, Shqipëria qeveriset nga një person që nuk është mandatuar nga shumica e shqiptarëve.

“Ky njeri po përpiqet sot të mbajë me çdo kusht një pushtet, kundër vullnetit të popullit të tij. Në kohën kur qeveritë e gjithë botës prodhojnë politika për të lehtësuar impaktin e krizës mbi qytetarët, Sali Berisha, si i fundit komunist i mbetur në pushtet në Evropë, kërkon të mbulojë krizën përmes shpifjes”, theksoi Klosi.

Duke mos i hapur kutitë-vijoi deputeti opozitar- Sali Berisha thellon krizën dhe qeveria e tij bëhet gjithmonë e më ilegjitime, për pasojë bizneset e vogla e të mëdha do të vazhdojnë të vuajnë presionin e qeverisë, familjet do të vazhdojnë të vuajnë rritjen e çmimeve të ushqimit, pensionistët rritjen e çmimit të energjisë, të sëmurët mungesën e përkujdesjes shëndetësore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›