E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Reformat në shëndetësi, të gjitha në një dështim

Nënsekretari për programin në PS, Ilir Beqja, ka denoncuar situatën e vështirë në shërbimin shëdetësor të vendit. Shqiptarëve u është premtuar reformë, por realiteti është krejt ndryshe,- deklaroi Beqja. Sipas tij, Qëndra Spitalore Universitare në vitin 2009 ka një buxhet vetëm 4,5 % më të lartë se në vitin 2008. Sipas pohimeve të drejtuesve të QSUT, gjysma e ndërhyrjeve të realizuara në këtë qendër në vitin 2008 duhet të ishin bërë në spitalet e qyteteve të tjera. Për çfarë reforme në shëndetësi bëhet fjalë kur spitalet e qyteteve nuk arrijnë të kryejnë ndërhyrjet më të thjeshta,- u shpreh Beqja. Ai tha se gjatë muajit janar, publiku është njohur me mungesat e urgjencës së kardiologjisë. Pamjet e të sëmurëve të ulur në karrige për të marrë serum apo të shtrirë mbi tavolina për t'u ekzaminuar i ngjajnë pamjeve që raportohen në kanalet ndërkombëtare për konfliktet e armatosura. Për çfarë reforme në shëndetësi bëhet fjalë kur nuk përballohen dot urgjencat,- u shpreh nënsekretari i programit, Beqja. Shërbimi i pediatrisë, shtoi Beqja, nuk është në gjendje të përballojë numrin e fëmijëve të sëmurë me grip. Në kulmin e aktivizimit të virozave gripale autoritetet kujtohen të këshillojnë përdorim të lëngjeve. Kjo në fakt duhet të ishte bërë që në muajin nëntor.Gjithashtu, Beqja tha se pasi dështoi në përmbushjen e misionit të vet në shëndetësinë publike, Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës do të shëndrrohet tani në inspektor të privatëve. Për çfarë reforme në shëndetësi bëhet fjalë, kur qytetarët shkojnë në spital, sepse në qendrat shëndetësore nuk masin dot tensionin apo nuk bëjnë dot një eko,- u shpreh ai. Vetëm 141 ditë i kanë mbetur qeverisë së Sali Berishës. Ardhja e PS-së në pushtet dhe programi i saj për shëndetësinë do të ofrojnë zgjidhje edhe për parandalimin, edhe për diganostikimin, edhe për kurimin, edhe për rehabilitimin,- përfundoi Beqja.
 

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›