Meta: Qeverisja e Berishës nuk garanton të ardhmen e shqiptarëve

Kreu i LSI: Konventa Kombëtare e LGI, eveniment i rëndësishëm
Ditën e djeshme kryetari i LSI Ilir Meta akuzoi qeverinë Berisha si një qeveri që nuk garanton të ardhmen e shqiptarëve. Ilir Meta akuzoi qeverinë Berisha si njeriun që detyroi nënat e Gërdecit të çonin drejt vdekjes fëmijët e tyre për të siguruar dy lekë. Një shoqëri e cila duron, e cila nuk reagon, e cila nuk e ndjen ankthin e një nëne që vuan për të siguruar ushqimin për fëmijët e saj, librat për të shkolluar fëmijët e saj,- vijoi Meta,- është një shoqëri që ka probleme me moralin e saj, është një shoqëri që ka probleme me humanizmin e saj dhe ne jemi kundër kësaj lloj shoqërie që ofron Qeveria e Sali Berishës, e cila detyroi edhe nënat e Gërdecit të merrnin fëmijët atje për të punuar mes të predhave, për të siguruar dy lekë më shumë në familjet e tyre. Por kur kjo dramë ndodh mes Tiranës dhe Durrësit, ju e kuptoni sesa drama ndodhin, përjetojmë dhe dëgjojmë anembanë Shqipërisë, sepse varfëria është thika që po i shkon në palcë çdo ditë dhe më shumë të paktën 1 milionë shqiptarëve. Në këtë drejtim, u shpreh Meta ne jemi të angazhuar që të garantojmë një përfaqësim shumë domethënës të grave dhe vajzave, jo vetëm në forumet e LSI-së, por edhe në parlamentin dhe në qeverisjen e ardhshme.
Lëvizja e Gruas për Integrim (LGI) po intensifikon organizimin saj dhe besoj se Konventa Kombëtare e LGI-së në 6 Mars do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme, jo vetëm për ju dhe LSI, por në përgjithësi për jetën politike dhe shoqërore në vend, kështu u shpreh dje, lideri i LSI,Ilir Meta gjatë një takimi organizativ me Lëvizjen e Gruas për Integrim. Meta u shpreh se Konventa e LGI do të jetë një eveniment, që do të demonstrojë shumë qartazi, jo vetëm vullnetin e grave dhe vajzave të LSI-së për të qenë shumë aktive dhe më të përfaqësuara jo vetëm në LSI, por në të gjithë institucionet qendrore dhe vendore në Parlament dhe në qeverisje, por njëkohësisht edhe të angazhuara me një program shumë konkret për integrimin e gruas në shoqërinë tonë. Njëkohësisht, tha Meta LSI do të ketë një program konkret për forcimin e familjes shqiptare, e cila kërkon jo vetëm një rritje të autoritetit të gruas dhe nënës, por edhe një mbështetje për të realizuar këtë rritje të autoritetit të saj edhe nga ana e shtetit dhe Qeverisë me politika sociale dhe konkrete.Duke vazhduar më tej, Meta u shpreh se ky angazhim tregon edhe një goditje kundër varfërisë në familje, sidomos në të gjitha ato raste kur gratë apo nënat në raste të ndryshme, janë edhe kryefamiljare dhe kanë një përgjegjësi shumë më të lartë për familjen e tyre dhe për fëmijët e tyre.Kreu i LSI, Meta theksoi se në gjithë programin tonë të luftës kundër varfërisë, pra atë që kemi zhvilluar deri tani garantimi i një "bonusi jetik" për familjet që jetojnë nën pragun e minimumit jetik, një prioritet të veçantë do të ketë mbështetja për gratë dhe në mënyrë të veçantë në raport me familjarët. Sepse nuk ka gjë më të rëndë në një shoqëri, dhe nuk ka gjë më të rëndë për një nënë e cila nuk është e sigurt edhe për ushqimin e fëmijës së saj, për mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë për të ndjekur edhe një shkollë publike. Por, pa asnjë diskutim nuk mund të ketë një ndryshim të pozitës së gruas, të nënës shqiptare, dhe të vajzës shqiptare, pa një luftë të programuar kundër varfërisë, pa një luftë kundër monopoleve, të cilat janë arsye kryesore që thellojnë varfërinë dhe ndarjen kryesore në shoqërinë tonë. Meta duke iu drejtuar grave tha se ju siguroj për angazhimin tim të plotë, për angazhimin e LSI-së, ndaj dua të ftojë LGI-në që të shtojë dhe të forcojë rolin e saj në LSI, ashtu sikurse në LRI ne krenohemi me vajzat që prej vitesh luajnë një rol të madh për fuqizimin e kësaj lëvizje.Do të doja që edhe gratë e LGI-së të kenë një rol edhe më aktiv, një rol që nuk mund t'ja dhuroj as unë dhe askush në jetën shoqërore, por unë garantoj se askush në LSI nuk e pengon ndonjë prej jush që të afirmohet, të promovohet, që të demonstrojë personalitet dhe ide. Ky është një rol që duhet ta merrni vetë, sepse hapësirat janë kudo që nga statuti apo hapësirat e tjera,- përfundoi Meta.
Email This Klikime: 10