Coburn-Berishës: Mbështes anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO
Senatori amerikan Tom Coburn, gjatë një takimi dje në Washington me Kryeministrin Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO në samitin e ardhshëm. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit bëri të ditur se, gjatë vizitës në SHBA, Kreu i qeverisë shqiptare u takua një ditë më parë me senatorin Coburn, të cilin e njohu me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të procesit të integrimit në NATO.
Kryeministri bëri një përmbledhje të përpjekjeve të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe e njohu senatorin Coburn me reformat ekonomike dhe politike. Senatori Coburn vlerësoi punën e Kryeministrit Berisha dhe siguroi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e reformave. Ai vlerësoi si shumë impresionuese rezultatet e qeverisë dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe kombeve do të thellohen edhe më tej. Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë (3- 6 Shkurt), në Washington DC, ku ishte i ftuar të merrte pjesë në Mëngjesin e 57-të të Lutjeve. Kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi rastin për të zhvilluar takime me personalitetet më të larta amerikane, mes të cilëve me zv/presidentin amerikan, Joe Biden dhe Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, të cilët siguruan mbështetjen e tyre ndaj vendit tonë.
Email This Klikime: 8