E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bogdani: Rama e ka gënjeshtrën si buka e përditshme

Zëdhënësi i PD, Gerti Bogdani dje në një deklaratë e ka cilësuar kryetarin e Partisë Socialiste, si gënjeshtar, të cilën e ka si buka e përditshme. Sipas Bogdanit, Rama ka vërtetuar se nuk ka as moral as etikë duke shfrytëzuar të vdekurin për të bërë mitingje, i cili tashmë ka treguar se nuk e vret mendjen për qytetin, por vetëm për koço-buxhetin. Nxori në një udhëtim turistik në gjirin e Lalzit yllin e shndritshme të politikës së re, z. Braçe, për të gënjyer, se vetëm atë di të bëj më mirë,- u shpreh Bogdani. Me vetëdije z. Rama, tha Bogdani gënjen qytetarët shqiptarë kur nuk thotë se fshati turistik LURA është me leje të lëshuar ne vitin 2001, nga qeveria socialiste. Me vetëdije, vijoi ai, z. Rama ndjek metodën e vjetruar të sigurimit gënje, gënje, se diçka mbetet. Por, harron se kështu ai tregon vetëm fytyrën e vërtete të pseudo-politikes se re, që nuk ka as princip, as moral dhe as projekt politik,- u shpreh Bogdani. Sipas tij, kjo është thjeshte shprehje e dëshpërimit dhe trishtimit te batakut ku ka përfunduar Partia Socialiste.Ne i sugjerojmë z. Rama të ndërmarrë një udhëtim turistik nga jugun i Shqipërisë në veri të Shqipërisë. Të mos ketë frikë as nga rruga e bregdetit dhe as nga rruga Durrës Kukës. Të mos ketë frikë se Shqipëria po ndryshon,- përfundoi Bogdani.

Email This Klikime: 9

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›