E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Vendi në krizë, qeveria propagandë për zhvillim

Deputeti socialist, Ilir Beqja, nisur edhe nga deklarata e bërë nga Banka e Shqipërisë, tha se qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, po thellon krizën ekonomike në vend.

Ai ka treguar një sërë faktorësh që sipas tij e bëjnë të rëndë gjendjen ekonomike në vend, si planifikimi dhe administrimi i dobët i financave publike gjatë vitit te kaluar si dhe rritja e tepruar e borxheve.

“Të gjitha këto shqetësime serioze për derexhenë ku është katandisur ekonomia, Partia Socialiste i ka ngritur prej kohësh. Jo për të sulmuar padrejtësisht qeverinë Berisha, por në një përpjekje të sinqertë për ta nxitur atë drejt pranimit të kësaj gjendjeje dhe marrjes së masave të përshtatshme për të adresuar situatën”, theksoi ai.

Fatkeqësisht-vijoi Beqja-“të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet tona kanë rënë në vesh të shurdhër dhe janë hedhur poshtë me dritëshkurtësi qeveria, e cila për arsye të pastra politike e interesa të ngushta partiake, ka preferuar të bombardojë publikun me një propagandë shterpe për mrekullinë ekonomike të Shqipërisë, që si një shkëmb graniti na i rezistoka krizës, duke ua marrë në kthesë edhe Francës, Gjermanisë apo të tjera vendeve të zhvilluara”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›