E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët somalezë lirojnë një anije mallrash panameze

Anija "Navios Apollon" u rrëmbye rreth 800 milje nga brigjet veriore të Ishujve somaleze Seishelle, ndërsa lundronte nga Shtetet e Bashkuara drejt Indisë me një ngarkesë plehu kimik. "Personi i fundit i armatosur u largua nga anija mbrëmjen e djeshme. Tashmë anija po lundron në ujëra të sigurta", deklaroi për agjencinë e lajmeve “Reuters” Andrew Mwangura, zyrtar i Programit për Mbështetjen e Detarëve të Afrikës Lindore me bazë në Kenia.

Një sasi e papërcaktuar parash u dërgua nga ajri në anije, deklaruan zyrtarë të marinës dhe anëtarë të bandës së piratëve. Të 19-të anëtarët e ekuipazhit, një grek dhe 18 filipinas, janë të sigurt tashmë, deklaroi Mwangura. Anija administrohet nga një shoqëria greke "Navios ShipManagement" dhe mban flamurin e Panamasë.
Sulmet pirate u shtuan me rreth 40 për qind në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar, me grupe personash të armatosur nga Somalia që janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e 406 incidenteve të denoncuara, njoftoi Autoriteti Ndërkombëtar Detar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›