Beqja: Vjedhja me e fundit e qeverise ne faturat e KESH, muaji 43 dite
>Dje PS në serinë e akuzave të saj kundrejt mazhorancës ka akuzuar qeverinë se po grabit shqiptarët nëpërmjet faturimev aforfe të energjisë elektrike. Sali Berisha premtoi furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike dhe pas 42 muajsh qe i paaftë ta përmbushë këtë angazhim, ka qenë deklarata për shtyp e Partisë Socialiste.
Duke vijuar serinë e akuzave në drejtim të keqqeverisjes së shqiptarëve, socialisti Ilir Beqja tha se: Sali Berisha premtoi përfundim të faturimit aforfe të energjisë elektrike dhe dhe pas 42 muajsh qe i paaftë ta përmbushë këtë angazhim.Qeveria e Sali Berishës vonoi për dy vjet ndërtimin e TEC-it të Vlorës.Qeveria e Sali Berishës nuk ishte e aftë të përfundonte linjën e interkoneksionit me Malin e Zi.Dhe si të mos mjaftonin telashet që kanë shqiptarët në furnzimin me energji elektrike, qeveria e Sali Berishës nëpërmjet mashës OSSH grabit sistematikisht buxhetet familjare shqiptare me faturat e energjisë elektrike. Në 10 muajt e fundit është hera e tretë që denoncojmë grabitjen me faturën e energjisë elektrike.Në mars 2008 periudha e faturimit ka qënë 36 ditë. Në tetor 2008 periudha e faturimit ishte 36 ditë. Por në muajin dhjetor OSSH e thelloi grabitjen. Sipas faturave të muajit dhjetor, periudha e faturimit nuk është 31 ditë, por 43 ditë duke rritur në mënyrë abuzive pjesën e konsumit mujor mbi 300 kiloëat. Pra, për çdo kiloëat të konsumuar në 13 ditët e fundit të periudhës së faturimit, OSSH ka grabitur familjet shqiptare me 5 lekë, ndërsa administrata tatimore ka grabitur familjet shqiptare me 1 lek tatim mbi vlerën e shtuar.Kjo grabitje sistematike është shprehje e qartë e sjelljes korruptive dhe abuzive, që qeveria e Kryeministrit Berisha ka instaluar këta 42 muaj. Në emër të Partisë Socialiste:- I kërkojmë sot Sali Berishës të mos zhytet më thellë në grabitje në këta më pak se 6 muaj që i kanë mbetur në detyrë.- Përsërisim këkresën ndaj Entit Rregullator i Energjisë të garantojë zbatimin e përpiktë të vendimeve të tij.