Elbasan, përplasen automjetet, 2 shoferët përfundojnë në spital
>Një aksident i ardhur nga përplasja e dy automjeteve në rrugën kombëtare Elbasan-Peqin, shkaktoi plagosjen e dy drejtuesve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pranë fshatit Paulesh të rrethit Peqin. Policia tha se makina tip veturë e markës Benz me targa PE 22 35 A që drejtohej nga 30-vjeçari Jani Tafa është përplasur me mjetin tjetër po Benz, me targa të huaja MO918776 i drejtuar nga 22- vjeçari Fation Qefalia.
Si pasojë e plagosjes që sipas policisë, erdhi nga përdorimi i keq i rrugës, dy shoferët mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Burimet spitalore bënë të ditur se gjendja e të riut Qefalia është kritike për jetën dhe se po bëhen përpjekje për shpëtimin e tij. Ndërkohë, policia tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe mosrespektim të distancës mes dy automjeteve.