E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja:Vendi po vuan nga keq administirmi fiskal

Vendi vazhdon të vuajë nga keq administrimi fiskal. Edhe në muajin prill vazhdon të thellohet deficiti në të hyrat në buxhetin e shtetit. Kështu është shprehur deputeti i PS-së Ilir Beqja në një konferencë për shtyp për situatën ekonomike në vend. Sipas tij në katër muajt e parë të vitit 2010 deficiti në mbledhjen e të ardhurave tatimore është rreth 9,9 miliardë lekë ndërsa të ardhurat në total janë rritur me 3.1 %, dhe inflacioni 4 mujor është 4 %.
"Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur 4.9 %. Mjafton nën çmimi i lekut me të paktën 7 %, inflacioni 4 mujor 4 % dhe rritja administrative e çmimit të energjisë elektrike për të kuptuar kushdo se qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve është realisht më i vogël se 1 vit më parë. Tatimi mbi fitimin apo tatimi i korporatave, është pakësuar neto me - 5.5 %. Dëshmi e qartë se edhe korporatat po fitojnë më pak në Shqipëri" theskoi Beqja.
Ai shtoi më tej se tatimi mbi biznesin e vogël është pakësuar me një vlerë neto prej - 9.5 % dhe se kjo dëshmi e qartë e vuajtjes që ndjen kjo kategori sipërmarrësish të vegjël e familjarë.
"Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur e manipuluar shifra, ekonomia nuk është propagandë, por realitet, që na prek të gjithëve. Lajmi i keq për të gjithë ne nuk është fakti se Saliu mban të fshehur gjendjen reale të ekonomisë se vendit, por fakti se 2010 ka nisur më keq se 2009, dhe se situata vazhdon të përkeqësohet muaj pas muaji" shtoi më tej Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›