Letër Hillari Klintonit për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi
Pak kohë përpara zgjedhjeve në Mal të Zi, dy kongresmenët amerikanë, Gary Peters dhe Sander Levin, si edhe anëtari i senatit Carl Levin, i janë drejtuar me një letër sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, ku i kërkohet Departamentit të Shtetit të shtyjë qeverinë e Podgoricës në respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky fakt bëhet publik për “Shqip” nga dr. Angjell Gojqaj, përfaqësues i zyrës amerikane në Tuz të Malit të Zi. Mes të tjerash në letër shkruhet: “Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do të ia bëjnë të qartë Podgoricës kërkesën tonë që të respektojnë normat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe posaçërisht mbrojtjen e pakicave në Mal të Zi. Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2006, Mali i Zi ka bërë një progres lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mirëpo ka mbetur punë shumë e madhe për t’u bërë për të siguruar barazinë e shqiptarëve në Mal të Zi. Specifikisht, shqiptarët mbesin seriozisht të papërfaqësuar në administratën publike, si dhe përdorimin e resurseve publike. Një rrugë që ofron përmirësimin e këtij problemi është themelimi i Komunës së plotë të Tuzit, zgjedhje kjo që do të mundësonte komunitetin shqiptar të Tuzit të udhëheqë punët e veta. I sugjerojmë Departamentin të Shtetit dhe ambasadorit Moore që qëndrimet e komunitetit shqiptaro-amerikan të merren parasysh në çështjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi”.
#