E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelari austriak, Faimen, vlerëson progresin për vizat

Diplomati

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve teknike për sa i përket zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kjo është deklarata që ka bërë Kancelari i Austrisë, Uerner Faimen, në një letër dërguar kryetarit të Forumit të Vlorës për Dialog Ndërkombëtar, Fate Velaj. “është i gëzueshëm fakti që tashmë Shqipëria, për sa u përket të gjitha këtyre, ka arritur të bëjë hapa të rëndësishëm, ku në veçanti janë ato në përmbushjen e kritereve dhe masave të vendosura nga Bashkimi Europian në fushën e politikave të sigurisë”, thekson në letrën e tij kreu i ekzekutivit austriak. Por, nga ana tjetër, Faimen thekson se Shqipëria ka për të përfituar liberalizimin e vizave, ndërsa ka disa detyrime të qarta, siç janë ato të sigurisë së dokumenteve personale, sigurisë së kufijve, si dhe lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave, kriminalitetit etj. Nga ana tjetër, Kancelari i Austrisë thekson se vendi i tij po jep ndihmesë në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, siç janë ato në fushat e ekonomisë, kulturës, si dhe ato të sigurisë së brendshme, në mënyrë që këto vende t’u bashkëngjiten sa më shpejt Bashkimit Europian.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›