E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, 12 vjet burg për vrasjen e 97-ës

 

Gjykata dënoi 35-vjeçarin Artan Hazizi për vrasjen e Artimon Shimës në korrik të '97-ës

 

BERAT-Gjykata e Beratit ka vendosur dje 12 vjet burg për 35-vjeçarin Artan Hazizi, akuzuar për një vrasje në vitin 1997. Sipas burimeve nga gjykata mësohet se dosja e përfunduar nga treshja Troka, Buhali dhe Kondi, kryesuar nga kjo e fundit është një dosje e rikthyer dy muaj më parë nga gjykata e Lartë, për të filluar nga e para gjykimin e çështjes. Dosja Hazizi, e gjykuar gati një vit më parë ka marrë pafajësinë në dy shkallë të gjykimit, në Gjykatën e Faktit të Beratit dhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ndërsa dosja e apeluar nga përfaqësuesit e organit të akuzës në të dy shkallët e gjykatës, ka ngecur në gjykatën e lartë. Rigjykimi me një tjetër trup gjykues është bërë duke marrë prova të reja për çështjen, në mënyrë të veçantë përgjimet që sipas gjyqtarëve implikojnë autorin në vrasjen e korrikut të atij viti. Ndërkaq, avokati i të akuzuarit e ka apeluar çështjen në Vlorë. Në seancën e fundit në pretencën e tij përfaqësuesi i organit të akuzës prokurori Artan Bejo pasi ka argumentuar në detaj fajësinë dhe akuzat për të cilat akuzohet 35-vjeçari Hazizi i ka kërkuar trupit gjykues dënimin me 12 vjet burg. Ndërkohë avokati mbrojtës Zenun Mataj e ka cilësuar klientin e tij të pafajshëm, duke kërkuar nga trupi gjykues pafajësi. Por pas vendimit të gjykatës ai ka deklaruar se do ta dërgojë për apelim në gjykatën e Vlorës. "Jam i pafajshëm dhe kërkoj pafajësi"- ka thënë gjatë seancës edhe i akuzuari. Ngjarja për të cilën u dënua Hazizi e ka zanafillën 11 vjet më parë në 17 korrik të viti 1997, në një nga lokalet e qytetit të Poliçanit. Në atë ngjarje ka mbetur i vrarë vëllai i të dënuarit Hazizi. Në mesditën e 17 korrikut në një lokal të Poliçanit, Albert Shina ka qëlluar pas një grindjeje mbi Hazizin duke e lënë të vrarë së bashku me dy viktima të tjera. Ndërsa po atë ditë në orët e vona të pasdites i akuzuari për vrasje ka shkuar në shtëpinë e A. Shimës, në lagjen "30 vjetori", dhe ka vrarë vëllanë e tij, Artimon Shima. Për vrasjen e vëllait të tij gjykata e Beratit ka dënuar me 15 vjet burg për këtë vrasje Albert Shina, që në atë kohë ishte polic dhe që ende ndodhet i lirë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›