Fier- Banorët e Portëz në protestë para prefekturës.
Rreth 200 banorë të komunës Portëz në Fier,kanë nisur një protestë para prefekturës së vendit në fjalë.Protesta e tyre zhvillohet për një rrugë kryesore që lidh 4 fshatra të kësaj komune dhe është e gjatë 7 km . Rruga është e prishur dhe me gropa dhe vështirëson udhëtimin e tyre për në komunitet. Banorët i kanë bërë një letër prefektures dhe nesë nuk i plotësojnë kërkesat ata janë të vendosur të bllokojnë rrugën kombëtare Fier –Tepelenë, e cila është rruga kryesore që lidh Shqipërinë e mesme me Jugun e vendit.