E Diel, 1 Nëntor 2026

"K.Gliozheni", 22 foshnje vdesin në 1 mijë lindje

Vetëm në spitalin gjinekologjik "Koço Gliozheni" vdesin 20 deri në 22 foshnja në njëmijë lindje. Sipas mjekut gjinekolog në këtë spital Orion Gliozheni vdekshmëria është më rëndë në Tiranë pasi rastet e vështira nga rrethet vijnë në kryeqytet. Sipas tij për të ulur këtë numër duhet të rritet profesionalizmi i mjekëve që asistojnë gratë shtatëzënë deri në lindje. Gjithashtu sipas tij duhet të rritet dhe duhen aparatura edhe me të sofistikuara për të kryer diagnopstikime më të sakta që në shtatëzani.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është shprehur se në Shqipëri po punohet për ngritjeni e një rrjeti informatizimi në lidhje me fëmijët që lindin me probleme gjenetike në mënyrë që të mësohen pritshmeritë, për të parandaluar edhe rastet e mundshme.
Këto deklarata ministri i Shëndetësisë i ka bërë gjatë një tryeze me shoqatën turke të prenatalizmit, e cila ka sjellë eksperincën turke në vendin tonë për sa i përket prenatalizmit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›