Universiteti "Polis", aktivitete në ditën holandeze
Në ditën Holandeze universiteti "Polis" ka zhvilluar një sërë aktivitetesh. Universiteti "Polis" si fillim shfaqi disa dokumentar në nder të kësaj dite të quajtur "hollanda nga ajri" dhe hollanda me biçikletë. Gjithashtu në aktivitetin e organizuar për këtë ditë ku ka qenë i ftuar edhe ambasadori hollanez Hendrik Van del Dool është bërë edhe promovimi i librit "Mes vakumit dhe energjisë", një libër mbi planifikimin urban në Shqipëri. Autorë të këtij libri janë Besnik Aliaj, Sotir Dhamo, & Dritan Shutina. Pikërisht zoti Shutina drejtor i universitetit "Polis" është shprehur se edhe ky universitet është një strukturë e koplanit dhe ka marrë si shembull modelin hollandez.
Ndërkohë ambasadori holandez gjatë këtij aktiviteti ka vlerësuar këtë universitet si punën që ka bërë koplani për planifikin urban në Shqipëri.
Ndërkohë ambasadori holandez gjatë këtij aktiviteti ka vlerësuar këtë universitet si punën që ka bërë koplani për planifikin urban në Shqipëri.