Euro pëson rënie në tregun e këmbimit valuator
TIRANE- Për herë të parë pas shumë muajsh euro ka pësuar rënie në tregun tonë të këmbimit. Në agjensitë valuotore, monedha e eurozonës blihet me 136.5 lekë dhe shitet me 137.1 lekë në shitje. Ndërsa dollari këmbehet me 92.5 lekë në blerje dhe me 93.1 lekë në shitje. Euro ka pësuar kështu një rënie prej rreth 2 pikësh. Kambistët shpjegojnë se dobëismi i monedhës së përbashkët europiane është shkaktuar nga ankandet e bonove të thesarit që pritet të zhvillohen këto ditë.
Sipas tyre, rritja e interesave të bonove ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët kërkojnë të marrin pjesë në këto ankande, duke këmbyer eurot që kanë me lekun shqiptar. Kjo do të thotë se rënia e euros është e përkohsshme dhe sipas kambistëve, pritet që monedha e eurozonës të pësojë sërish rritje. (e.n/news24/BalkanWeb)