E Diel, 1 Nëntor 2026

Çantat, fëmijët rrezikojnë deformimin e shtyllës kurrizore



Për të çliruar nga kurioziteti atë kontigjent lexuesish që janë të padurueshëm, po e pohojmë që në fillim se me këtë artikull, një ekip specialistësh të Institutit të Shëndetit Publik, në departamentin e Promocionit dhe Higjienës Shkollore (dr. Vojsava Sulçe dhe dr. Besa Shehu) tërheqin vëmendjen e organeve të specializuara metodiko-mësimore të Ministrisë së Arsimit lidhur me një problem shqetësues si ai i skoliozës shkollore (deformim i shtyllës kurrizore).

Sigurisht, ndryshimet e mësipërme sasiore e cilësore derivojnë nga një politikë sa largpamëse aq dhe humane e qeverisë së koalicionit të djathtë, e cila në katër vitet e fundit shumëfishoi buxhetin e Ministrisë së Arsimit.

Ajo dukuri që është sa paradoksale aq dhe e pafalshme, është rritja nga viti në vit i numrit të nxënësve me skoliozë. Është i vërtetë fakti që kjo dukuri që në të shumtën e rasteve ka të bëjë me posturën (qëndrimin e keq në bangë), haset ne prevalencën 3%, në nxënësit e shteteve fqinje. Megjithatë, sikur edhe unë të qëndroja shtrembër, por të flisja drejt, duhet të pranoj për nxënësit tanë edhe pa studime statistikore, për shkak të atij realiteti skandaloz që ka ekzistuar pak vite më parë, shifrën e zbutur 5% që për ~199 shkolla publike 9-vjeçare me pothuaj 180 000 nxënës të Rrethit të Tiranës ne mund të kemi afërsisht 9000 nxënës. Për dijeni të publikut, ~90% e atij 3% korrigjohet nga instruktorët e edukimit fizik, të tjerët kanë nevojë për asistencë mjekësore të specializuar. Kjo prevalencë që nuk haset në vendet evropiane, ku duam të integrohemi, krahas shkaqeve që lidhen me të kaluarën e afërt, si numri i madh i nxënësve për klasë, qëndrimi jo i rregullt në bangë, koeficienti i ndriçimit, ushqyerja, kushtëzohet dhe me sindromën e lojërave me kompjuter, me pak fjalë, mungesa e aktivitetit fizik.

Në njëfarë shkalle këta faktorë janë të pranishëm si dukuri edhe te nxënësit e shkollave të fqinjëve tanë ballkanikë, por ajo që është sa tipike aq dhe shqetësuese, është pesha e çantës së fëmijëve tanë të klasave të para. Them shqetësuese, për shkak të deformimeve serioze që fatkeqësisht sa vijnë e po marrin përmasa shqetësuese.

Pothuajse të gjithë banorëve të shkallës sime u ka rënë rasti të dëgjojnë xhaje Metin në ngjitje te shkallëve duke përsëritur ritin e zakonshëm nipit dhe mbesës së tij: "Jepini fort se ia hudhëm dhe një kat".

Duke i hequr nga dora çantën e mbesës tetëvjeçare, plumb të rëndë, vura re se gjysh Meti ishte nxirë nga astma. Si në formë urdhri i sugjerova të mos e bënte më atë veprim që mund t’i merrte dhe jetën, por xhaje Meti me atë urtësinë që karakterizon tironsit e vjetër më thotë:

“Rri pash nerin se me kto çonta që s`ka gamor që i ba na kanë bo me fol me vehte, por taksirat ma shif i çikë nipin tem si doktor që je”. Kur i hoqa nga shpina e përkulur si hamall tetëvjeçarit çantën gjithashtu plumb të rëndë nuk ishte e vështirë të konstatoje një deformim pothuaj invalidizues të fëmijës së njomë. Them invalidizues për këtë fëmijë, duke pasur parasysh përkeqësimin që do të progresonte deri në moshën 22-24 vjeç. Besoj se kushdo do të shprehte keqardhjen për ta dhe do t’i jepte të drejtë xhaje Metit që tek ngjitej shkalleve mallkonte shkollën, ata që kanë bërë librat dhe në fund veten e tij që i ra hisja për të bërë atë punë.

Për të qenë i sinqertë si me lexuesin do të pranoja paraprakisht që njohuritë e mia në këtë fushë janë aq të limituara, sa nuk mund të paraqes opsione të sakta për zgjidhjen e këtij problemi po si specialist i rehabilitimit fizik dhe për më tepër si prind mund të them me përgjegjësi:

Është e palejueshme, madje e dënueshme, të lejojmë mësimmarrje me kosto shëndetësore.

Pseudo-shkencëtarët e kabineteve metodiko-mësimore të lehtësojnë pedagogët nga barra e formularëve dhe informacioneve, me qëllim që ata të kenë kohë të jenë më të vëmendshëm me nxënësit.

Mund të jetë e vërtetë që sot mund të punohet me programe bashkëkohore, si dhe fqinjët tanë, që janë integruar në Evrope, por të mos harrojmë që ata kanë dollapët personalë në shkollë, kanë karroca të veçanta për t’i tërhequr, pallatet me ashensor dhe drita s’u mungon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›