E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, 38-vjecaribllokon urën përpronësinë e tokës

BERAT- Një 38-vjecar banor i lagjes Goricë në Berat ka protestuar në mënyrë të pazakontë për atë pjesë toke ndaj së cilës pretendon pronësinë. Paraditen e sotme Spiro Devole së bashku me anëtarë të tjerë të familjes ka vënë shirita në hyrje të urës së varur mbi lumin Osum, duke e bllokuar atë.

Përgjatë një ore ata kanë qëndruar mbi urë, ndërsa nuk lejonin asnjë qytetar tjetër të kalonte. Ndërkaq menjëherë ka ndërhyrë policia e cila ka shoqëruar 38-vjecarin i cili punon si emigrant në Greqi, por ishte kthyer sipas tij për të zgjidhur cështjen e pronësisë.

Spiro Devole ka kërkuar dëmshpërblim pasi pretendon se këmbet e urës së ndërtuar rreth vitit 2000 ndodhen mbi tokën e tij. Protesta e rrallë ka përfunduar qetësisht pas një ore, ndërsa 38-vjecari është marrë në pyetje për tu sqaruar rreth ngjarjes.

Ndërkaq burime nga Bashkia e Beratit bëjnë të ditur se familja e tij nuk ka asnjë konflikt me këtë institucuon dhe se për prentendimin mbi pronësinë e tokës duhet ti drejtohet institucionit të kthimit dhe kompesimit të pronave.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›