E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, 5 të arrestuar, për drogë e armë

BERAT- Bien në prangat e policisë së Beratit dy shpërndarës të lëndëve narkotike në shkollat e mesme të qytetit. Sipas policisë së këtij qyteti dy të arrestuarit janë Ergys Etemi dhe Fatmir Majko. Mësohet se gjatë arrestimit ata u kapën në flagrancë me 6 qese transaprente të mbushura me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, e bërë gati për tu shpërndarë në gjimnaze.

Ndërkaq gjatë kontrolleve në hyrje dhe dalje të qytetit tre persona janë arrestuar nën akuzën e armbajtjes pa leje. Sipas policisë Gentian Kondi, Ilirjan Dyli dhe 17-vjecari me iniciale G.M u kapën në flagrancë teksa mbanin në automjetet e tyre përkatëse armë. Bëhet e ditur gjithashtu se armët e sekuestrauara janë një pisotelë e markës HS me 12 fishekë, një pistoletë e tipit TT, një automatik kallashnikov model 56 dhe dy arka me fishekë luftarakë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›