E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bllokohen dy kontinerë me mish importi

DURRëS- Në pikën e kalimit kufitar në Portin e Durrësit janë bllokuar dy kontenierë me mish dhe dhjamë gjedhi të ngrirë, pasi certifikata që shoqëronte ngarkesën ishte e destinuar për në Rusi.
Kontenierët përmbanin respektivisht mish gjedhi të ngrirë në sasinë 27600 kg dhe dhjam gjedhi të ngrirë në sasinë 28 400 kg, të cilat janë çdoganuar në doganën e Tiranës. Burime nga Ministria e Bujqësëisë bëjnë të ditur se nga verifikimi i certifikatave veterinare që shoqëronin produktin pranë Shërbimit Veterinar në Paraguaj rezultoi se ngarkesa e dhjamit të gjedhit ishte lëshuar për mish të ngrirë pa kocka, kurse ngarkesa tjetër me mish ishte destinuar për në Rusi.

Autoriteti Kompetent në Paraguaj konfirmon se firma e veterinerit zyrtar në të dy certifikatat është false.
Inspektoriati i Sigurise Ushqimore së Tiranës ushtroi kontroll në magazinat frigoriferike të kompanisë dhe konstatoi se dhjami i ardhur nga Pragauaj nuk gjendej në magazinë. Drejtuesit e kompanise pretendojnë se e gjithe sasia është futur në përpunim për prodhim nënproduktesh me origjinë shtazore, ndërsa sasia e mishit të gjendur në magazinë u bllokua.

Ministria e Bujqësisë vlerëson se këto raste përbëjnë një shqetësim shumë të madh për sigurinë ushqimore, pasi janë mbartës të mundësisë së transmetimit të sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit shqiptar si dhe të kontaminimit të mjedisit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›