Kaskada e Devollit, Prifti: Do kemi përfitime
GRAMSH- Projekti 1 miliard euro në kaskadën e Devollit nuk do të ketë pasoja negative për mjedisin. Përkundrazi, efektet e këtij investimi do të jenë pozitive për ekonominë tonë dhe do të ndihen jo vetëm me shtimin e energjisë që do të hidhet në rrjet, por edhe në hapjen e 3 mijë vendeve të reja të punës.
është ky vlerësimi që Ministri i Ekonomisë Prifti ka bërë në Gramsh gjatë një takimi me përfaqësues të pushtetit vendor për raportin e vlerësimit mjedisor të projektit të kaskadës së Devollit.
“Një investim që siguron një kapacitet shtesë për Shqipërinë, për prodhimin e energjisë elektrike më shumë se 300 mega/vat, ku hidhet në rrjet rreth 1 miliard kilovat/orë shtesë në vit. një investim i cili do të sigurojë rreth 3 mijë të punësuar në fazën e ndërtimit të këtyre veprave dhe pastaj mëse qindra në procesin e operimit të centraleve që do të ndërtohen. Por duhet të jeni të sigurtë që gjithë këto gjëra të mira që vijnë, punësimi, ndërtimi i infrastrukturës që do të bëhet nga kompania gjatë procesit të ndërtimit të këtyre veprave, duhet të jemi të sigurtë dhe të kujdeshëm që të kemi efekte pozitive dhe në mjedis ” u shpreh Prifti.
Ministri Prifti ka deklaruar gjithashtu se ky projekt do të ndihmojë dhe në bujqësinë e kësaj zone pasi do disiplinojë prurjet në kaskadën e Devollit.
(e.n/News24/BalkanWeb)