E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Gjana përshëndet panairin e agrobiznesit

Për të dytin vit prodhimet vendase të fshatrave të Beratit dhe zonave përreth janë prezantuar në një panair agrobiznesi që ka pasur si qëllim prezantimin e produkteve, cilësia e të cilave sa vjen dhe rritet, por që ende nuk gjejnë tregun e duhur. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Qarkut, Bashkia e Beratit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID kanë organizuar në qytetin e Beratit panairin rajonal Agrobiznes 2009. Në këtë panair dy ditor të nisur me prezantimin e një sërë produktesh blegtorale, bujqësore kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, zv kryeministri Genc Pollo, pushtetarë lokalë si dhe përfaqësues së firmave prodhuese ushqimore të zonës. Panairi ka pasur si qëllim promovimin e arritjeve në Bujqësi dhe në industrinë ushqimore të rajonit të Beratit, promovimin e prodhimeve tradicionale në bujqësi e blegtori, promovimin e produkteve të veçanta të industrisë agroushqimore si dhe promovimin e inputeve në fushën e bujqësisë. Në ditën e parë të panairit është zhvilluar konferenca Arritjet dhe perspektivat e bujqësisë në rajonin e Beratit ku ministri Gjana në përshëndetjen e tij ka pohuar se arritjet në fushën e bujqësisë po rriten nga dita në ditë dhe shumë shpejt prodhimet vendase do të prezantohen denjësisht në eksport. Në çelje të panairit ministri Gjana u shpreh se panairi i agrobiznesit është veprimtaria më e rëndësishme e marketingut bujqësor, ndërsa premtoi se investimet në fushën e bujqësisë do të jenë më të mëdha.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›