E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, shpërthen makina transportuese e gazit, bllokohet trafiku

Shpërthen një makinë që transportonte gaz të lëngshëm, bllokohet për 60 minuta aksi më i rëndësishëm i juglindjes. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në segmentin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec. Makina tip volsëagen me targa të Korçës KO 6664 A pronë e firmës Top Gaz ka shpërthyer, ndërsa flakët e zjarrit kanë kërcënuar dhe disa mjete të tjera që qarkullonin në këtë segment. Duke iu referuar të dhënave të policisë lokale mësohet se shpërthimi mund të ishte dhe më fatal nëse bombulat e gazit që ndodheshin në mjet të ishin të mbushuara. Për fat të mirë ato kanë qenë bosh, duke shpëtuar jetën e drejtuesit të mjetit si dhe të dhjetëra udhëtarëve që lëviznin në këtë rrugë ndër më të rëndësishmet e qarkut të juglindjes. Sipas hetimeve paraprake mendohet që një rrjedhje gazi në mjet, motori i të cilës punonte me gaz ka nxitur shpërthimin, ndërsa makina ka shpërthyer në flakë. Më pas nga frika e flakëve dhe e aksionit të krijuar është bllokuar qarkullimi rrugor në të dy anët e rrugës Korçë-Pogradec ku me qindra makinave iu desh të prisnin për më shumë se 60 minuta deri në normalizimin e gjendjes. Ndërhyrja në kohë e mjeteve zjarrfikëse ka minimizuar agravimin e situatës, ndërsa në momentin e shpërthimit makina ka qenë e ndaluar vetëm 10 metra larg një pike karburanti. Në makinën e karbonizuar pjesërisht gjendeshin disa bombula gazi të cilat kanë qenë bosh kanë bërë të ditur për gazetën të njëjtat burime zyrtare sipas të cilëve në rast të kundërt mund të ishte regjistruar një tragjedi me viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›