Berat, Inspektoriati i Ndërtimit përplaset me policinë ushtarake
BERAT- Rikonstruksioni i një rruge në lagjen “30 Dhjetori” pranë qendrës së Beratit është kthyer në mollë sherri mes Inspektoriatit të Ndërtimit dhe policisë ushtarake. Paraditen e së premtes mjetet e policisë bashkiake të Beratit kanë nisur zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e murit rrethues të qendrës së rekrutim- mobilizimit ushtarak me arsyetimin se ajo pengonte vazhdimin e punimeve në rrugë. Sapo mjetet kanë nisur të rrëzojnë murin dhe të prishin kangjellat rrethuese, ka nisur sherri mes policisë bashkiake dhe asaj ushtarake. Pas disa minutash debate të përqëndruara në shkresat e dërguara nga Inspektoriati. Drejtuesit e qendrës së rekrutim-mobilizimit ushtarak pretendojnë se vendimi duhet marrë nga Këshilli i Ministrave. Nga ana tjetër, Inspektoriati fajëson burokracinë që sipas tyre po mban peng projektin prej 6 muajsh. Ndërhyrja e policisë së rendit ka qetësuar situatën mes palëve ndërsa i është hapur rrugë mjeteve për të rrëzuar murin rrethues me qëllim rikonstruksionin e rrugës. (e.n/News24/BalkanWeb)