E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët: Dajti me karrocë e barrelë në seancë

Dritan Dajti mund të paraqitet në seancë gjyqësore duke qëndruar ose në karrige ose në barrel. Ky është konkluzioni që ka dërguar mjeku i spitalit të burgut në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit, ish-inspektorit të policisë Mariglen Muça dhe shokut të Dajtit, Ergest Xhoxhi. Kështu mjeku i cili kuron të shumëkërkuarin të akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të policisë pohon në shkresën drejtuar gjykatës se Dajti mund të paraqitet në seancë me barrelë nëse senaca vazhdon gjatë dhe me karrige nese ajo vahzdon për një kohë të shkurtër. Por sipas gardianit të burgut Dajti ka refuzuar që të paraqitet në gjyq për shkak se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Por këtë herë shkak për shtyrjen e gjyqit nuk ka qenë Dritan Dajti, por mungesa e avokatit Agron Lamaj i cili mbron ish-inspektorin e policisë Mariglen Muça. Ky i fundit ka pohuar në seancë se nuk mund të vazhdojë gjyqi pa prezencë të mbrojtësit të tij i cili ka munguar për shkak se ishte sëmurë. Ndërkohë seanca tjetër do të zhvillohet në datën 5 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›