Mungonin avokatët, shtyhet gjyqi i Gërdecit
Mungesa e disa avokatëve ka qenë shkaku i shtyrjes së seancës gjyqësore të gjyqit të tragjedisë së Gërdecit i cili ka 29 të pandehur. Në seancën e ditës së premte pas leximit të emrave të të pandehurëve dhe disa avokatëve që ishin prezent ka nxjerrë në pah edhe mungesën e disa prej tyre. Kjo më pas ka sjellë edhe shtyrjen e kësaj seance për javën që vjen. Ndërkohë të pranishëm në këtë seancë nga të arrestuarit kanë qenë Dritan Minxholli ish drejtori i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec dhe Sokol Gjeçi. Në seancën e rradhës do të vazhdojnë sërish dëshmitë e punonjësve të fabrikës e cila shpërtheu më 15 mras 2008 në fshatin Gërdec dhe gjetën vdekjen 26 persona.